Volgende

Rama pranon që Ardi Veliu gaboi, por nuk e shkarkon

24 Bekeken· 06/02/20
Gazeta Si
Gazeta Si
abonnees
0

Kryeministri Edi Rama e cilësoi të mbyllur çështjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, që është përballur ditët e fundit me kërkesën për dorëheqje.

Veliu u vu në qendër të kritikave pasi gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë në Kuvend tregoi një video video me pistoletë të nënës së një 15-vjeçari të dhununar nga policia, në përpjekje për të mbrojtur veprimet e uniformave blu.

Kryeministri Edi Rama tha se ai ka gabuar.

“Ardi Veliu në këtë rast ka gabuar, por jam më i prirur të besoj ndjesën e tij publike, sesa mexhelisin e këtij vendi. Preferoj ndjesën publike të tij dhe duke e njohur për shkak të punës dhe integritetin moral të pavënë në diskutim sot nga askush dhe për profesionalizimin kjo çështje për mua është e mbyllur”, tha Rama.

Deklarata e Veliut shkaktoi furtunë në internet, ku kreu i Policisë së Shtetit u akuzua se “i bëri gjyqin publik një familjeje” dhe për “rrëmim në jetën personale të një nëne”, që nuk ishte as e kërkuar dhe as e dyshuar për ndonjë krim.

Nga aktivistë e deri tek studiues të shkencave politike në vendin tonë dënuan deklaratën dhe kërkuan dorëheqjen e Veliut.

“Drejtori i Policisë fyeu, denigroi dhe cenoi jetën private të një 15 vjecari. Ai mori në mbrojtje dhunuesit e tij. Shfaqja e drejtorit Veliu ishte jo etike, jo ligjore, jo demokratike. Ai duhet të kërkojë ndjesë familjes dhe publikut. Nëse jo ai meriton reagim & largim sa më parë”, shkruan drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi.

Dorëheqjen e kërkoi edhe Partia Demokratike.

“Sipas këtij qëndrimi kriminal, nëse Ardi Veliut nuk i pëlqej çfarë bëj unë apo ti, atij i lind e drejta të na rrahë fëmijët, pastaj të gërmojë në jetën tonë private, të vjedhë fotot dhe videot tona në rrjetet sociale, siç ka bërë me ato të nënës së djalit, të sajojë me to një histori dhe, në fund, ta bëjë atë publike për të na dhunuar e për të na poshtëruar përsëri”, deklaroi ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri.

Laat meer zien

 0 Comments sort   Sorteer op


Volgende