Up next

Rama: Koka e korrupsionit nuk janë politikanët

29 Shikime· 10/13/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

⁣Ambasadorja amerikane në Tiranë njohu përpjekjet e autoritetet shqiptare në luftën kundër korrupsionit, por duke folur në konferencën e prezantimit të raportit të GRECO-s për antikorrupsioni, Yuri Kim tha se vendi përballet ende me një mal me probleme.
“Në lidhje me korrupsioni ka një mal me probleme në Shqipëri dhe përpjekjet e bëra pas reformës në drejtësi nuk duhen marrë si deklarata fitoreje”, u shpreh Kim.
Kryediplomatja amerikane tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të çrrënjosur korrupsionin, por kërkoi nga Qeveria që të tregojë më shumë vullnet për t’u anuar nga ana e qytetarëve. Kim foli përmendi që nga korrupsioni më i rëndomtë në zyrat e shtetit, deri tek format më të ndërlikuara të tij me fryrjen e vlerës së tenderave.
“Një nga mënyrat për të çrrënjosur korrupsionin është të punosh në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta. Qytetarët kanë nevojë që paratë e tyre të investohen për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjitha qeveritë vuajnë nga një nivel korrupsioni, por qeveritë mund të dënojnë ata që bëjnë korrupsion. Policia, prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur janë thelbësorë për një qeverisje të mirë. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj, por qeveritë duhet t’i dënojnë duke treguar që qeveria është në krahun e njerëzve”, tha ambasadorja.
Edhe Kryeministri Edi Rama i mëshoi reformës në drejtësi si mekanizmi që do të luftojë korrupsionin. Por, ai e cilësoi të gabuar perceptimin se koka e korrupsionit në Shqipëri janë politikanët.
“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët. Nuk kanë qenë politikanët, pavarësisht se kanë qenë pjesë. Koka ka qenë gjykatësit dhe prokurorët që kanë garantuar pandëshkueshmërinë në këtë sistem. Po të mos kishin qenë këta, nuk do të kishin qenë as korrupsioni spektakolar dhe nganjëherë edhe vrastar i politikanëve. Nëse nuk vendoset në themel të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30-vjeçar, që është fiks tek korporata që vettingu po e shpërbën, por nuk mjafton, atëherë ngrehina nuk do të qëndrojë dhe historia do të përsëritet dhe do të përsëritet keq”, tha Rama.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next