Up next

Rama i thotë zyrtarit të BE: Ndonjëherë standardet e ndërtimit nuk respektohen

31 Shikime· 12/05/19
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Kryeministri Edi Rama pranoi se “ndonjëherë standardet e sigurisë së ndërtimit” nuk respektohen as kur bëhet fjalë për një godinë ky mësojnë mbi 900 të mitur.

Rama inspektoi dëmet e tërmetit në Spitallë të Durrësit së bashku me komisionerin e Bashkimit Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç. Zyrtari i BE-së foli me habi kur pa gjendjen e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”.

“Kjo është godinë e re”, tha ai.

“Epo e di...ndonjëherë standardet e ndërtimit nuk respektohen”, iu përgjigj Rama.

Këshilla e 3 grupeve ekspertësh që kanë parë nga afër strukturën e kësaj shkolle është shembja dhe më pas rindërtimi.

Kjo shkollë është rikonstruktuar pas vitit 2016. Deri para tërmetit në të mësonin rreth 960 nxënës.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next