Up next

⁣Rama i përgjigjet eurodeputetit Gahler: Mos na tregojë kushtet! Po flasim për shëndetin

27 Shikime· 02/02/21
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ishte njëri prej zërave të PE-së që reaguan ndaj kritikave të Kryeministrit Edi Rama adresuar Bashkimit Europian për mënyrën e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid, duke lënë jashtë skemës vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gahler tha se Qeveria shqiptare nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë në Bruksel duke mohuar kushtet e vendosura për integrimin, duke përgojuar Bashkimin Europian dhe duke nënshkruar marrëveshje me vende të treta që shkelin ligjet e BE-së.

Rama u pyet këtë të martë në lidhje me këto deklarata të eurodeputetit gjerman.


Michael Gahler deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria i ka të qartë kushtet që duhet të pëmbushë për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe përgjegjësia për plotësimin e tyre është Qeveria.

Mes kushteve të përmendura nga eurodeputeti gjerman janë respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit, që sipas tij është shkelur, mungesa e progresit në ligjin për mediat, shmangia nga përgjegjësia penale e zyrtarëve të lartë të përfshirë në shit-blerjen e votave, lufta ndaj korrupsionit, pastrimi i parave dhe kushtetutshmëria e zgjedhjeve të 2019-ës.

“Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë Europiane as duke mohuar këto kushte, as duke përgojuar ndihmën e BE, as duke nënshkruar marrëveshje me shtete të treta që shkelin ligjet e BE”, shkroi ai.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next