Up next

Qeveria po studion shtrenjtimin e energjisë për disa familje

25 Shikime· 03/17/22
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Other

⁣Qeveria po studion shtrenjtimin e energjisë për disa familje

Qeveria po diskuton mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për një grup familjesh që harxhojnë më shumë.

“Po bëjmë një studim për të hequr nga kjo mbrojtje e plotë familjet që konsumojnë shumë energji pasi jetojnë në kushte shumë të mira”, tha Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me tregtarët e shumicës dhe pakicës të ushqimeve.

Rama nuk përmendi se cila do të jetë metoda e përzgjedhur për të përcaktuar çmimin dhe përzgjedhur familjet, por tha se këto familje janë pak në raport me nevojën e krijuar për shkak të krizës energjitike.

“Janë prap një pjesë e vogël. Nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, por prap po e bëjmë këtë pjesë”, tha ai.

Një prej varianteve që mund të aplikohet është i rivendosjes së fashës mbrojtëse, që u hoq nga Rama në mandatin e parë qeverisës. Fasha e vendosur në atë kohë ishte 300 kw për orë. Familjet që harxhonin energji më pak se kjo shifër e paguanin atë me 7 lek kilovati, ndërsa familjet që e tejkalonin atë e paguanin me 13.5 lek kilovati.

Rama e hoqi këtë fashë në mandatin e parë, duke e mesatarizuar çmimin e energjisë elektrike për të gjithë në 9.5 lek kilovati.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next