Up next

Protestues të armatosur në Parlament, deputetët e Miçiganit votojnë me pahir heqjen e emergjencës

14 Shikime· 05/01/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Kërkesa e Guvernatores së Miçiganit për të zgjatur edhe më tej gjendjen e emergjencës për shkak të Covid-19 u refuzua “me pahir” nga ligjvënësit e këtij shteti amerikan, që e panë veten nën kërcënimin e protestuesve të armatosur që mësynë korridoret e sallës së seancave plenare.

Protesta kundër kufizimeve u thirr dhe organizua përmes rrjeteve sociale nga organizata “American Patriot”, një grupim kontravers, që shpesh është akuzuar për veprime raciste dhe si i lidhur me ideologjinë e ekstremit të djathtë.

Për orë me radhë mes protestuesve të armatosur edhe me pushkë të kalibrit ushtarak dhe forcave të policisë u zhvillua një luftë nervash, deri në momentin që nga brenda sallës doli rezultatoi që rrëzoi kërkesën e guvernatores Gretchen Whitmer.

Pamjet që u shpërndanë edhe drejtpërdrejtë në rrjetet sociale nga vetë organizatorët e protestës paraqisnin një situatë surreale, por jo krejtësisht të pazakontë për Miçiganin. Në këtë shtet lejohet armëmbajtja, edhe brenda sallës së Parlamentit me kushtin që poseduesi duhet ta mbajë në vend të dukshëm për forcat e rendit.

Përfaqësuesit demokratë në këtë shtet akuzuan se pas kësaj proteste qëndronin ekstremistë të djathtë, të njohur si mbështetës së Presidentit Donald Trump. Në fakt, në protestë nuk munguan parrullat dhe thirrjet pro Trump dhe thirrjet “Ne nuk jemi Kina!”.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next