Als nächstes

Primaret në PD, numërimi i fletëve në Durrës

7 Ansichten· 01/30/22
Gazeta Si
Gazeta Si
Abonnenten
0
Im Andere

⁣Anëtarësia e Partisë Demokratike në gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore është ftuar këtë të diel për të votuar kandidatin që preferojnë për të garuar më 6 mars.

Procesi ka nisur në Lushnje, Shkodër, Rrogozhinë, Vorë, Dibër dhe Durrës. Në Shkodër, pas tërheqjes nga gara të Voltana Ademit në garë janë gjashtë kandidatë: Alfred Koçobashi, jurist; Arben Maliqi, jurist; Astrit Bushati, jurist; Bardh Spahia, mjek; Irena Shestani Shala, ekonomiste dhe Irma Kopliku, pedagoge matematike.

Pasi Ademi u tërhoq nga gara në momentin e fundit, duke deklaruar se fakti që drejtonte këtë bashki prej 7 vitesh i jepte një avantazh në zgjedhjet e primareve, favorit konsiderohet Bardh Spahia.

Në Durrës gara është më e thjeshtë dhe me vetëm dy emra. Këtu Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali. Muka shihet si favorit në këtë garë dhe si një emër që mund të tërheqë drejt Berishës partitë aleate të vogla të Partisë Demokratike.

Në Lushnjë garojnë Arben Zaimi jurist-avokat, Elton Bano jurist-avokat, Eurion Iljazi arsimtar dhe Indrit Qerimi, arsimtar. Këtu shihet si favorit Elton Bano. Në Rrogozhinë: Eqerem Deliu, ekonomist; Hajrulla Tafa, arsimtar; Hekuran Xhani, mjek veteriner; Sokol Gosa, arsimtar dhe Vladimir Manushi, mjek dentist.

Ndërkohë, për këto primare ka reaguar pjesa zyrtare e Partisë Demokratike, që përmes një deklarate thotë se as procesi dhe as kandidatët që marrin pjesë në të nuk përfaqësojnë këtë parti.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike”, thuhet në deklaratë.

Zeig mehr

 0 Bemerkungen sort   Sortiere nach


Als nächstes