Volgende

Presidenti i PE mbështet “anti-KÇK”: Reflektim për vërejtjet e tetorit

13 Bekeken· 02/03/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 abonnees
1

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli jo vetëm që mbështeti ligjin special për verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar dhe paketën e ashtuquajtur “Anti-KÇK”, por i cilësoi të dyja këto nisma që Qeveria i kaloi në fund të javës së kaluar me dy akte normative si reflektim i vërejtjeve të marra vjeshtën e vitit të kaluar kur nuk u hapën negociatat.

“Pse është e rëndësishme reforma e miratuar nga qeveria shqiptare në fund të javës së kaluar? Është e rëndësishme sepse disa vërjejtje kishin të bënin me aspekte të rëndësishme të luftës kundër krimit të organizuar. Jam i kënaqur që mbi këtë reformë ka edhe pak frymë italiane. U bënë disa vërejtje dhe këtyre vërejtjeve Shqipëria po u përgjigjet përmes reformave që po kryen”, deklaroi kreu i Parlamentit Europian në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama këtë të hënë në Tiranë.

Sassoli mendon se parashikimi i sekuestrimit të pasurive të krimit të organizuar është pika e fortë e ligjit të kaluaar dhe u shpreh optimist se falë edhe kësaj pike do të ketë një rezultat të madh, që do të ndikojë fort në ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sa u takon negociatave, Presidenti i Parlamentit Europian foli me bindje se me miratimin e metodologjisë së re si Shqipërisë, ashtu edhe Maqedonisë së Veriut do t’u hapën negociatat për anëtarësim.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se refuzimi për hapjen e negociatave ishte pasojë e përplasjes së brendshme të Bashkimit Europian që nuk lidhej me zhvillimet as në Maqedoninë e Veriut dhe as në Shqipëri. Megjithatë, ai thotë se përgjigja “Jo” e Brukselit nuk ka demoralizuar Qeverinë e tij që të ndërmarra reformat që kërkohen për procesin e integrimit. Në këtë këndvështrim vlerësoi edhe dy nismat e fundit.

“Operacioni Forca e Ligjit dhe paketa anti-KÇK është prova e sigurtë e faktit që pavarësisht se negociatat nuk u hapën në tetorin e vitit të kaluar, puna jonë vazhdon njësoj sikur negociatat të ishin hapur, sepse është domosdoshmëria për ta kthyer Shqipërinë në të gjitha standardet e BE”, tha ai.

Kryeministri kërkoi durim nga njerëzit për rezultatet e dy nismave të fundit, ndërsa argumentoi edhe se përse këto nisma nuk janë ndërmarrë më parë.

“Njerëzit duhet të kuptojnë që ashtu si me reformën në drejtësi që po bëhet spastrimi i pallatit të drejtësisë, ashtu do të ndodhë edhe me këtë nismë. Dardha e ka bishtin mbrapa, sepse nuk mbaron me kaq, nëse vettingu të ka përjashtuar nga drejtësia nuk mbaron me kaq. Përpara nuk mund të bëhej dot, sepse nuk kishim SPAK, sepse nuk mund të krijohej OFL dhe më pas t’ua çonim dosjet atyre të KÇK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Tani jemi në kushtet që kemi mekanizmat e parë të reformës në drejtësi”, deklaroi ai.

Laat meer zien

 0 Comments sort   Sorteer op


Volgende