PD: Do të hetojmë dhe anulojmë PPP-të korruptive

56 Shikime· 07/13/19
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Partia Demokratike këmbëngul se raportet e fundit të publikuara nga organizma dhe qeveri ndërkombëtare konfirmojnë akuzat e opozitës së Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar të Ballkanit.

Duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit, Tabaku tha se qeveria shqiptare është kthyer në një gjobëvënëse që po dëbon investitorët e huaj. “Qeveria është pengesë kryesore për ekonominë, që nis që me vendosjen e gjobave anti-ligjore e deri tek votimi i ligjeve dhe rregulloreve të “vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën” , vijoi ajo.

Ish-deputetja demokrate shtoi se raporti identifikon edhe shkaqet e kësaj gjendjeje dhe sipas saj që të gjitha lidhen me Qeverinë dhe keqqeverisjen.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përshkruan arsyet se përse ekonomia shqiptare është e izoluar dhe pa investitorë të huaj. Raporti vlerëson se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste. Bizneset e huaja pohojnë se qeveria ndërhyn tek ato për ti detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë”, tha ajo.

Partia Demokratike thotë se situata është edhe më tragjike nga përshkrimi i këtyre raporteve.


“Situata ekonomike e vendit është edhe më tragjike në krahasim me vendet e rajonit. Në raportin e fundit të Bashkimit Europian, rezulton se ne kemi rritjen ekonomike më të ulët në Ballkan. Edhe kjo vetēm falë shiut dhe eksportit të energjisë, pra pa krijuar vende të reja pune. Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, sipërmarrja nuk gjen terren dhe liri për të lëvizur, vendi është drobitur nga korrupsioni dhe grabitjet e oligarkëve me qeverinë Rama. Konkurrenca e ndershme dhe tregu i lirë janë zhdukur”, vijoi Tabaku.

PD zotohet se beteja e saj kundër oligarkisë, monopoleve dhe kapjes së ekonomisë do të vazhdojë dhe zotohet se do të hetojë dhe anulojë çdo kontratë korruptive sipas skemës partneritet publik-privat.


“Beteja jonë kundër oligarkisë, duke anulluar ligjet me emër oligarku miratuar nga qeveria Rama dhe hetuar dhe anulluar çdo kontratë korruptive PPP-je, do të jenë masat e para që Partia Demokratike do të ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes. Programi pro punësim dhe pro-biznes i PD parashikon vendosjen e taksës së sheshtë prej 9%, rregullimin i politikave fiskale në favor të një plani pro-biznes që do t’i japë frymëmarrjen e nevojshme ekonomisë sonë”, deklaroi ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By