Parlamenti do të shqyrtojë ndalimin e koalicioneve më 30 korrik

8 Views· 06/30/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Opozita parlamentare e ka fituar betejën me mazhorancën duke siguruar që Kuvendi të diskutojë në seancë plenare çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor brenda këtij sesioni. Vendimi për të futur në kalendarin e punimeve këtë temë është marrë në mbledhjen e përbashkët online të kësaj të marte të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit.

Sipas këtij vendimi, nisma e firmosur nga 29 deputetë të opozitës do të shqyrtohet në seancën plenare të 30 korrikut. Në emër të deputetëve firmëtarë të kësaj nisme foli deputeti Myslim Murrizi. Ai tha se nisma e deputetëve ishte edhe pasojë e dështimit të referendumit të kërkuar nga 50 mijë zgjedhës, ku kërkohej ndryshimi i sistemit.

Opozita parlamentare kërkon ndryshimin ndryshimin e Kushtetutës për të hequr prej saj parashikimet që përcaktojnë sistemin zgjedhor. Murrizi tha se kjo duhet të përcaktohet vetëm në Kodin Zgjedhor. Ai e cilësoi absurd faktin që shumë parti që mbledhin 3 mijë firma qytetarësh për t’u regjistruar në gjykatë si subjekt politik, në zgjedhje nuk marrin më shumë vota se sa firmat e grumbulluara.

Për këtë arsye, opozita parlamentare kërkon ndryshimin e sistemit në proporcional me lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve. Murrizi tha se proporcionali me lista të hapura këshillohet nga OSBE/ODIHR në rekomandimet e vitit 2008, por që nuk janë marrë parasysh asnjëherë.

Propozimi i opozitës parlamentare përqëndrohet në tre pika. Pika e parë është ajo që të vendoset që në Kushtetutë ndalimi i koalicioneve zgjedhore. Në pikën tjetër kërkohet ndryshimi i sistemit zgjedhor në sistem proporcional rajonal me lista të hapura dhe në pikën e tretë propozohet pragu prej 5 për qind.

Deputetja Rudina Hajdari e vlerësoi këtë si një përpjekje për të rikthyer sovranitetin e popullit në Parlament.

“E rëndësishme është që ja arritëm kësaj ditë dhe rishikimi i Kushtetutës është një moment historik për vendin, pasi këtë herë po bëhet për një gjë thelbësore për reformën zgjedhore dhe për këtë duhet të jemi të gjithë të gëzuar. E kemi futur këtë proces në shinat e duhura", deklaroi ajo në përfundim të mbledhjes së përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve.

Show more

 0 Comments sort   Sort By