Up next

Momenti kur policia qëllon për vdekje protestuesen brenda Capitol (Pamje të rënda)

113 Views· 01/07/21
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

⁣Mijëra mbështetës të Donald Trump u mblodhën fillimisht në Washington D.C. për atë që mund të quhej si një nga demonstratat më të nxehta kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, të thirrur në ditën kur Kongresi po përgatitej të certifikonte zyrtarisht fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, kurrë nuk do të pranojmë… Ne do të ndalojmë vjedhjen”,- tha Trump ndër radhë në fjalimin e tij disa minutash, para se ngjarjet te merrnin tjeter rrjedhe.

Ndryshe nga Trump, Zv-presidenti i SHBA Mike Pence hapi me heret një sesion të përbashkët të Kongresit për të çertifikuar zyrtarisht fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke mos pranuar kërkesën e Presidentit Donald Trump që ai të refuzojë në mënyrë të njëanshme votat elektorale.

Pence tha të mërkurën se ai nuk beson që ka kompetencën për të pranuar ose refuzuar votat elektorale në mënyrë të njëanshme, por mirëpriti përpjekjet e ligjvënësve për të ngritur kundërshtime në lidhje me ato që ai quajti “parregullsi të votimit”.

Pence u tha ligjvënësve përmes një letre se ai do të bënte detyrën e tij për të garantuar se shqetësimet në lidhje me zgjedhjet do të dëgjohen në mënyrë “të drejtë dhe të hapur”.

“Kur lindin mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjet presidenciale, sipas Ligjit Federal, janë përfaqësuesit e popullit që shqyrtojnë provat dhe zgjidhin mosmarrëveshjet përmes një procesi demokratik,” tha Pence.

Fillimisht, anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën pas mesditës në një seancë të përbashkët të Kongresit për të numëruar dhe certifikuar votat elektorale që rezultuan nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Por pas këtij zhvillimi, turma e protestuesve rrethoi Capitol Hill.

U raportua se kishte pasur përplasje me policinë e cila bëri thirrje për shpërndarje të turmës.

Policia e Uashingtonit evakuoi dy ndërtesa qeveritare pasi mbështetësit e Donald Trump u përpoqën të hynin me forcë.

Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale

Protestuesit u shperndane ngado në ndërtesën e Capitol Hill, (brenda dhe jashte saj) ndersa policia i shoqëroi anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Edhe nënpresidenti Mike Pence u shoqërua për në një vend të sigurt brenda Capitoli Hill.

Sipas disa njoftimeve, brenda nderteses ka pasur edhe të shtëna me armë.

U raportua gjithashtu ne media se një person ishte qëlluar me armë zjarri. Ajo ishte nje grua qe me pas gjeti vdekjen, ndersa mbeten te lenduar edhe disa oficerë policie.

Policia tha se katër veta humben jetën gjatë protestave të së mërkurës para dhe brenda ndërtesës së Kongresit amerikan, përfshirë një grua që u plagos brenda ndërtesës. 52 persona janë arrestuar.

Nënpresidenti Mike Pence tha më pas se protestuesit që kanë lidhje me dhunën në Capitol Hill do të ndiqen penalisht me peshën e plotë të ligjit.

Policia e Capitol Hill u tha ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve të merrnin maskat e gazit që gjendeshin poshtë karrigeve të tyre dhe të përgatiteshin për t’i vendosur ato.

Presidenti Trump, në një koment në Twitter, u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.

Seanca në kongres u ndërpre dhe senatorët u evakuuan nga një tunel i fshehtë.

Pas këtyre zhvillimeve, Presidenti i zgjedhur Joe Biden përmes një fjalimi të shkurtër i bëri thirrje Presidentit Donald Trump të dalë në televizionin kombëtar dhe të mbrojë Kushtetutën, të bëjë thirrje që njerëzit të largohen nga Capitol Hill.

Ai e quajti ngjarjen e së mërkurës një moment të errët në historinë e vendit, një sulm ndaj Republikës dhe ndaj sundimit të ligjit.

Biden tha se skenat e kaosit në Capitol nuk pasqyrojnë Amerikën e vërtetë, nuk pasqyrojnë “atë që ne jemi”.

Ndërkohë, Presidenti Trump postoi me pas një video në Twitter, ku u bëri thirrje protestuesve me fjalët: “Tani duhet të shkoni në shtëpi, duhet të kemi paqe”.

Megjithatë, ai përsëriti në video pretendimin e tij se zgjedhjet u vodhën dhe se ato ishin të manipuluara.

“Nuk duhet të bëjmë lojën e tyre, na duhet paqe,” tha ai në videon e regjistruar në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Chris Miller tha ne mbremje se e gjithë Garda Kombëtare e Uashingtonit ishte aktivizuar dhe se ai ishte gati të siguronte mbështetje shtesë nëse kërkohej nga autoritetet lokale.

“Kemi aktivizuar plotësisht Gardën Kombëtare të Uashingtonit për të ndihmuar në zbatimin e ligjit federal dhe tani që bëhen përpjekje për të zgjidhur paqësisht situatën,” tha Miller.

Kreu në detyrë i Pentagonit tha se ai dhe gjenerali kryesor i vendit kishin folur me Nënpresidentin Mike Pence dhe me udhëheqësit e Kongresit për gjendjen në Kongres.

Show more

 0 Comments sort   Sort By


Up next