Volgende

Meta “kërcënon” më shpërndarje Parlamenti

10 Bekeken· 09/18/20
Gazeta Si
Gazeta Si
abonnees
0

Presidenti Ilir Meta tha se çdo përpjekje për të devijuar nga marrëveshja e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës do të konsiderohet prej tij si tentativë për grusht shtetit, që do të marrë përgjigjen e grushtit të popullit.

“Ftoj aktorët politikë t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit, të mos devijojnë asnjë milimetër nga ajo marrëveshje, të mos përdorin gjasmë hapjen e listave për të prishur atë marrëveshje. Përshëndes qëndrimin e opozitës për të hapur 100 për qind listat. Nëse mazhoranca nuk dëshiron që të hapë listat për vete, le t’i mbajë të mbyllura, por nuk ka përse të pengojë partitë e tjera. Nëse ka shkelje të njëanshme të asaj marrëveshjeje, siç u bë me ndryshimet kushtetuese kemi tentativë për grusht shteti dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”, u shpreh Meta.

Presidenti iu rikthye kërcënimeve për shpërndarjen e Parlamentit, ku u pyet në lidhje me nismën e mazhorancës për të rregulluar me ligj kompetencat e tij.

“Nuk ka ligj antikushtetues nga një Parlament jokushtetues që e pengon Presidentin të përmbushë misionin kryesor në mbrojtje të Kushtetutës dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mazhoranca e ka provuar me Presidentin. 3 me 0 në Venecia, pavarësisht nga lobimet dhe miliardat që ka shpenzuar lartë e poshtë. Ky është Presidenti i 2 marsit. Populli i 2 marsit është po aty dhe është shtuar madje dhe kërkojnë shpërndarjen. Unë them që të shkojmë më 25 prill. Nëse këta duan shpërndarjen, le ta provojnë. Le ta provojnë se kush shkarkon njëri-tjetrin. Presidenti ka respektuar dhe do të respektojë Kushtetutën”, tha ai.

Presidenti u është rikthyer daljeve të përjavshme para gazetarëve, pas rindezjes së përplasjeve me mazhorancën për një sërë çështjesh. Meta gjjatë javës iurikthye gjithashtu edhe toneve të ashpra ndaj Parlamentit, që e quajti “njëpartiak” kur i kërkoi tërheqjen nga miratimi i paketës antishpifje.

Presidenti i dërgoi gjithashtu Kuvendit një shkresë për procesin e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Ai tha se zvarritja e këtij procesi është e pajustifikueshme dhe akuzon KED dhe KLGj për përzgjedhje selektive të kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Laat meer zien

 0 Comments sort   Sorteer op


Volgende