Volgende

⁣Mesazhi i Biden me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

31 Bekeken· 07/28/22
Gazeta Si
Gazeta Si
abonnees
0
In anders

100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA e përshëndeti përmes një video-mesazhi të shkurtër edhe Presidenti i SHBA, Joe Biden.

“Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës”, tha Presidenti Biden.

Ai premtoi se SHBA do të vazhdojë që të qëndrojë në krah të Shqipërisë, për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftuar korrupsionin.

“Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushi udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, mbylli mesazhin e tij, Presidenti Biden.

Ndërkohë, në fjalën e shkurtët që mbajti vetë, Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA ka të njëjtën vendosmëri e mbështetje për sovranitetin e popullit shqiptar, siç kishte një shekull më parë.


“SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi ndaj jush. Ne jemi krenar që mbështetëm aplikimin tuaj në NATO. Krenar që jemi partner në Këshillin e Sigurimit dhe sërish krenar që t’u mbështesim edhe në integrimin e BE-së. Nuk jemi lëkundur kurrë për mbështetjen e sovranitetit të popullit shqiptar”, tha Ambasadorja.

Laat meer zien

 0 Comments sort   Sorteer op


Volgende