Up next

⁣Mbi 50 mijë aplikime nga fermerët për naftë, Rama: Ka fiktivitet, do të kërkojmë fatura shtesë

24 Shikime· 06/28/22
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Other

Kryeministri Edi Rama tha se mes aplikimeve për subvencionim të naftës nga ana e fermerëve ka fiktivitet.

Duke iu referuar shifrës prej më shumë se 50 mijë aplikimesh, kreu i Qeverisë ngriti pikëpyetjen se sa traktorë kanë në këtë vend.

“Ka një gjë, na ka ardhur kjo bashkë me dobësinë se sot në mëngjes folëm me ministren për këtë, që kërkesa për naftë është rritur eksponencialisht. Kemi vajtur mbi 50 mijë që duan naftë. Kjo është e mirë në një aspekt, por ka një problem në një aspekt tjetër. Është e mirë sepse na çon drejt formalizimit, por ka një problem që nëse këtu mbi 50 mijë fermerë duan naftë, po më fal sa traktorë dhe sa mekanizatorë ka ky vend, se nuk del llogaria. Pra, ka një shkallë fiktiviteti”, tha Rama.

Kryeministri foli në një aktivitet të organizuar me ekspertë dhe studentë të Universitetit Bujqësor, ku tha se fiktiviteti do të adresohet përmes teknologjisë së dronëve dhe të vëzhgimit nga hapësira. Këtu iu rikthye çështjes së dy satelitëve, që tha se janë vonuar për çështje procedurash ndërsa shprehu bindjen se brenda vitit do ta mbajë këtë premtim.

Një tjetër masë që do të adresojë këtë fiktivitet, sipas Ramës, do të jetë kërkesa për dokumentacione shtesë për fermerët.

“Naftën do ta marrësh, por do të sjellësh faturat tani. Nuk do të mjaftojë vetëm që unë po kërkoj naftë se kam këtë tokën këtu, por do të vijnë edhe faturat dhe raporti që ti ke marrë naftën dhe ke shitur, pra ke prodhuar dhe ke shitur”, u shpreh Rama.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, në shkallë vendi janë rreth 68 mijë traktorë dhe makineri të tjera bujqësore.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next