⁣Mandati i Olta Xhaçkës, PS-PD përplasen në Këshillin e Mandateve

21 Shikime· 07/01/22
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Other

Mazhoranca dhe opozita u përplasën në interpretimin e kompetencave të Kuvendit sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike për mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Nga mazhoranca kërkesa u kundërshtua në përmbajtjen formale dhe proceduriale të saj.


Nga Partia Demokratike thanë se në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i ddetyruar që ta çojë këtë çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.


Në fund, dy palët ranë dakord që të thërrasin për të dëgjuar ministren Olta Xhaçka në mbledhjen e radhës të Këshillit. Ministrja nuk është e detyruar ligjërisht që të përaqitet para këshillit, ose mund të paraqitet me avokat, apo përfaqësues të saj.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By