Up next

Ligjet miratojnë hapjen e listave, koalicionet ndalohen praktikisht...por jo ligjërisht

20 Shikime· 07/14/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe e Komisionit të Ligjeve miratoi në unanimitet me pak ndryshime, por pa cekur në thelb tre propozimet e opozitës parlamentare për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, parashikimi për koalicionet zgjedhore dhe pragu elektoral.

Ndryshimi i parë lidhej me propozimin e opozitës parlamentare që të përcaktohej që në nenin 68-të të Kushtetutës ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Relatorja socialiste, Klotilda Bushka tha se ky përcaktim kishte marrë një kuptim pezhorativ dhe se vetë hapja e listave nënkuptonte automatikisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Fjalia që ishte në nenin e mëparshëm që ndalohen koalicionet zgjedhore ka një konotacion shumë negativ. Kështu që vetëm fjalia “se kush e ka të drejtën që të paraqesë një kandidat” është e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për dublim. Listat e hapura me koalicionet parazgjedhore siç jemi mësuar t’i kemi deri më sot nuk shkojnë dot bashkë”, deklaroi Bushka.

Me këtë formulim koalicionet parazgjedhore nuk ndalohen me ligj, por vetëm praktikisht.

“Lista do të ishte pambarim e pamundur për organet e menaxhimit zgjedhor, që të menaxhonin një sistem të tillë”, tha Bushka.

Megjithatë, socialisti tjetër, Alket Hyseni thotë se teorikisht koalicionet nuk ndalohen. Ai si zgjidhje propozon mundësinë që partitë të dalin me një listë kandidatësh të përbashkët nën një logo.

“Partitë mund të organizohen brenda një liste të vetme, nën një logo të re apo ekzistuese. Të gjitha shqetësimet janë adresuar në këtë draft. Ta mbështesim dhe ta votojmë pro në të gjitha nenet”, deklaroi ai.

Pas ndërhyrjes, varianti përfundimtar për i propozimit për të ndryshuar neni 68 të Kushtetutës parashikon edhe propozimin e kandidatëve për deputetë nga koalicionet.

Kur dolën hapur në mbështetje të hapjes së listave, socialistët propozuan hapje të pjesshme të tyre, jo në të gjitha qarqet e vendit. Megjithatë, në variantin përfundimtar të propozuar për ndryshimet kushtetuese hapja e tyre do të ndodhë në të paktën 8 qarqe të vednit, pasi minimumi i përcaktuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve është në dy të tretat e territorit.

Ndryshimi tjetër lidhej me uljen e pragut në 2 për qind. Ndryshimet u mirëpritën nga deputetët e opozitës parlamentare, që thanë se thelbi i propozimeve të tyre, që është hapja e listave me sistem proporcional rajonal nuk është prekur.

Megjithatë, në si për sasinë e shtrirjes së listave të hapura, ashtu edhe për pragun zgjedhor parashikimet nuk do të vendosen në Kushtetutë, por tek ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku sipas propozimit do të reflektohen edhe ndryshimet kushtetuese për koalicionet. Opozita parlamentare kërkoi nga mazhoranca që të mbajë fjalën në këtë drejtim.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next