Volgende

“Holta ime ha bateri ‘Duracell’ për mëngjes”

21 Bekeken· 01/06/20
Gazeta Si
Gazeta Si
abonnees
0
In Sport

Tentuam më tej të largoheshim nga politika, duke e filluar bisedën me Nerin, lidhur me familjen e tij...e normale, duke e filluar se si e përjetoi tërmetin kur dihet se kryesisht, Neri është pothuajse gjatë gjithë kohës, i larguar me punë e larg shtëpisë. Ai përgjigjet se, për fat të mirë a të keq, atë mbrëmje ndodhej në shtëpi, ku dolën me vrap, pasi Holta ishte me shërbim.

“Jetoj në pallat të lartë, e shtëpia shkonte si traget. Joni, djali i vogël, nuk u zgjua fare, por me Markun, u ndodhëm në korridor, të dy me pizhame...e të dy të frikësuar”, rrëfen ai.

Kur e pyet për dashurinë e tij të madhe, Holtën, ai përgjigjet se: “ka qenë vërtet goditje rrufeje”, apo Kupidi, siç e shpjegon ai me fjalë të tjera.

Të dy jeni energjik. Ku e gjeni atë “stopimin”?

“Askund. Edhe në gjumë, jemi energjikë!. Holta është edhe ca më energjike se unë, saqë unë i them që ti ha çdo mëngjes bateri ‘Duracell’, se s’ka mundësi”.

Neri tregon sesi janë njohur.

“Asokohe isha asistent pedagog tek Akademia e Arteve e Holta kishte miqësi me ata të kursit ku unë jepja mësim. Erdhi një ditë të shikonte provimin me atë energjinë e vet. U eklipsova nga energjia, gazi, hareja, e i them një mikut tim, kush është ajo. E njëjta gjë kishte ndodhur dhe me të. Pastaj ndërruam numrin e telefonit, filluam të frekuentoheshim. Pra, 23 vite më parë, pikërisht në vitin 1997, në atë vit të tmerrshëm, unë gjeta dashurinë e jetës sime”, tregon ai.

Dhe kur është përvjetori?

“Ah, ne nuk kemi asgjë të tillë...as unaza, as përvjetor e as dasma, e po ashtu, të dy nuk jemi të tipit nishane, kafet e vogla dhe të mëdha. Kapemi prej dore, ashtu si ditën e parë...”, shton aktori.

Çfarë ndodh midis dy tipave energjikë?

“Shumë adrenalinë, shumë qyfyre, shumë gallatë...por edhe sherre. Edhe kur zihemi, rrallë, tundet gjithë pallati. Janë të gjitha me tepricë dhe me shaka them se, provova të ndërtoj një familje dhe më doli një familje Adams, e përzierë më Flinstones. Është pra, një familje shumë larg kornizave të zakonshme. Jemi natyra të lira dhe është shumë e bukur, siç është. Perfekt!”, tregon Liçaj.

E për çunat që tashmë kanë shkuar 16 dhe 14 vjeç? (Që kur jemi njohur, jemi bërë edhe ne “të lashtë”?) “...edhe ty të kam njohur pa rrudha, pa thinja, e sot...”. Çfarë keni menduar për të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri, në këtë situatë politike apo ekonomike të paqartë?

“Të dy, edhe unë edhe Holta, nuk kemi menduar t’u bëjmë jetën fëmijëve, e as t’ua drejtojmë. Detyra jonë është të nxjerrim në jetë dy qytetarë dhe faktikisht i kemi orientuar drejt sportit e artit, e para dëshira për garë dhe arti që zbukuron mendjen dhe shpirtin. Të dyja formojnë një njeri të denjë pasi në fund fare, fëmijët e mi të mos jenë më poshtë se një fëmijë francez, apo gjerman. A kam frikë? Hap pas hapi, përpiqemi të jetojnë të denjë edhe këtu, pastaj, jetojnë jashtë, apo këtu. Është e drejta e tyre, ndonëse asnjë prind nuk i do fëmijët larg. Kemi për detyrë, t’i edukojmë”.

E ndjekin babin ende edhe sot?

“Vijnë ngaherë në shfaqje, ekspozita, lexojmë libra bashkë, shkojmë në plazh, deri edhe nja dy vjet kur të thonë, pse me plakun e plakën do të shkoj në plazh unë?! Bëj shaka. Por gjithsesi, së bashku me ta, rritemi edhe ne. E nga ana tjetër të them të drejtën, familja shqiptare është shpërbërë paksa...e ne këtë pikërisht, nuk duam të bëjmë. Familja është e para”.

Laat meer zien

 0 Comments sort   Sorteer op


Volgende