Up next

Gjobë dhe burg edhe për ata që shetisin qentë brenda orarit të lejuar

30 Views· 03/27/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Astriti dje paradite kishte nxjerrë qenin shetitje rreth lagjes, Zonës së Ish Bllokut për nevojat personale.

“Më ndaloi policia dhe më tha se do të më vendoste gjobë. Teksa një vajze përpara meje ia preu gjobën për të njëjtën gjë. Pasi debatova që kjo nuk është e drejtë, sepse siç i garantohen nevojat nejrëzve, u duhen garantuar edhe kafshëve siç po bën çdo vend i qytetëruar i botës në këtë emergjencë globale, duke i nënvizuar se nuk ka asnjë urdhër të shkruar se qentë nuk duhen shetitur e pasi polici këmbënguli se do të më vendoste gjobën, u detyrova ti thoja që punoj në prokurori. Atëherë i uli tonet dhe më këshilloi të mos dilja më”- tregon Astriti për ngazetën “Si”.

Në ditët e karantinës është bërë problem i madh të shetisësh qentë në kryeqytet.

Shumë qytetarë që kanë pjesë të familjes së tyre një qen në shtëpi, po ankohen rëndomë se ditët e karantinës u janë kthyer në ferr sepse nuk arrijnë dot të shetisin qentë e tyre qetësisht në orarin e lejuar deri në orën 13:00.

Vlogerja dhe sipërmarrësja e linjës së kozmetikës Scosmetic Sara Karaj, e cila ka një qen Golden Ritriver Lucky në një video që kishte postuar në story Instagram e në facebook konsideron këtë veprim të shtetit shqiptar të padrejtë, diskriminues ndaj kafshëve.

Ajo I drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që të marrin një vendim të drejtë për kafshët që duhet të dalin patjetër jashtë për të kryer nevojat e tyre.

Po ashtu edhe “Dog Walking And Coaching – Tirana” një biznes I krijuar nga disa veterinerë të rinj që trajnojnë, mësojnë, asistojnë psikologjikisht dhe shetisin qentë, po e gjejnë tejet të vështirë të kryejnë aktivitetin e tyre këto ditë izolimi të vendit.

Prandaj në bashkëpunim me organizatën Animals Need Me kanë krijuar një peticion për të kërkuar lejimin e shetitjes së qenve nga pronaret ose kujdestarët e tyre edhe gjatë orareve të izolimit, “për t’i ofruar miqve tanë me katër putra aktivitetin e duhur fizik dhe psikologjik me shetitje të shkurtra pranë banesave tona.”- thonë përfaqësuesit e “Dog Ëalking And Coaching – Tirana”.

Peticioni i është drejtuar: Presidentit të Republikës Z. Ilir Meta, Kryministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministrit të Shtetit për Rindërtim Z. Arben Ahmetaj, Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Bledi Çuçi, Organizatës Botërore të Shëndetit (Ëorld Health Organisation),Delegacionit të Këshillit Europian në Shqipëri, Ambasadës Amerikane në Shqipëri,Ambasadës Italiane në Shqipëri, Ambasadës Spanjolle në Shqipëri, Ambasadës Angleze në Shqipëri, Ambasadës Gjermane në Shqipëri,Ambasadës Hollandeze në Shqipëri,

Bazuar në situatën e krijuar nga epidemia globale shkaktuar prej COVID-19, citon peticioni I organizatave të kafshëve, të gjithë përshëndesim dhe mbështesim thirrjen e autoriteteve për të qëndruar në shtëpi duke eleminuar çdo kontakt social të panevojshëm, në kuadër të hapave të parandalimit të epidemisë.

Duke marrë parasysh sa serioze është situata ku ndodhemi, shumë prej nesh kanë lënë pa takuar prindër të moshuar, miq dhe të afërm të tjerë, me arsyen e një lufte të përbashket ndaj një armiku të padukshëm që mund ta mposhtim vetëm me uljen e kontaktit social.

Pavarësisht ndryshimit të rutinës sonë, ajo e cila na mban ne si qënie njerëzore të qetë dhe të sigurt që në fund gjithçka do të shkojë mirë, është arsyetimi dhe logjikimi mbi situatën. Këtë gjë nuk mund ta kerkojmë dot tek kafshët tona shtëpiake (qentë), të cilëve u duhen minimalisht 60 minuta në ditë shëtitje, duke qënë se ky është i vetmi aktivitet mendor dhe fizik, i cili i mban të qetë dhe nën kontroll.

Gjithashtu një shqetësim qëndron tek kujdesi i qenve endacak dhe menaxhimi i strehimoreve gjatë orareve të izolimit prej organizatave të mbrojtes së kafshëve në të gjithë Shqipërinë.

Bazuar tek deklaratat e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe grupeve ndërkombëtare veterinare, qentë nuk mund të preken nga COVID-19 dhe nuk mund të jenë mbartës së tij.

Ajo që kërkojmë nëpërmjet këtij peticioni është:

– Lejimi i pronarëve/kujdestarëve për të shëtitur qenin për nevojat personale deri në 500 metra larg banesës ku ata jetojnë edhe gjatë orareve të izolimit të vendosur nga autoritet.

– Lejimi i pronarëve/kujdestarëve për të dërguar qenin tek klinikat/spitalet veterinare në urgjenca veterinare si trauma, helmime, etj. edhe gjatë orareve të izolimit të vendosur nga autoritetet.

– Pronarët/kujdestarët duhet të jenë të pajisur me maska dhe dorashka mbrojtëse gjatë shëtitjes me qenin e tyre.

– Të lejohet vetëm 1 person të dalë shetitje me qenin, ose nëse janë 2 të mbajnë një distancë 1,5 metra.

– Të mos lejohet grupimi i qenve me pronarë në parqe apo sheshe për të eleminuar kontaktet sociale që mund të kenë edhe pronarët me njëri-tjetrin.

– Pronarët/kujdestarët duhet të kenë qese me vete për të mbledhur mbetjet e qenit të tyre.

– Vullnetarët e organizatave të mbrojtjes së kafshëve, të pajisen me vertetim me shkrim dhe vulë nga organizata për t’i lejuar që të ushqejnë kafshët endacake deri në 1000 metra larg banesës së tyre gjatë orareve të izolimit, gjithmonë të pajisur me maska dhe dorashka mbrojtëse.

– Vullnetarët e organizatave të mbrojtjes së kafshëve që kanë strehimore, të pajisen me autorizim për kalim në qytet gjatë oreve të izolimit me dhe pa automjet, gjithmonë të pajisur me maska dhe dorashka mbrojtëse.

Në një komunikim që pati gazeta “Si” me Policinë e Shtetit, ajo u përgjigj se “Çdo veprim i Policisë është në zbatim të masave kufizuese për parandalinin e përhapjes së COVID-19. Cilido që është proceduar penalisht, është arrestuar apo ndëshkuar me masë administrative është në zbatim të Aktit Normativ për masat për COVID-19. Pronarët e qenve të dalin rreth lagjes së tyre, jo nëpër qytet. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi për situatën dhe masat e marra janë në mbrojtje të shëndetit të të gjithëve”.

Shteti fqinj Itali në dekretin më të fundit për masat e marra ndaj parandalimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19, një zë të veçantë e kishte për qentë, pronarët e të cilëve duhet ti shetisin në një rreze prej 2km nga banesa e tyre.

Show more

 0 Comments sort   Sort By


Up next