Gjirokastra”, filmi mbi Hoxhën që i afrohet njerëzores

25 Views· 01/06/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0

“Është një sfidë shumë e bukur profesionale”, thotë Neri, teksa e pyet për rolin e tij të fundmë, xhirimet e filmit të cilat po vijojnë ende, ku vijon se “nëse i madhi Sandër Prosi, bëri Ismail Bej Vlorën, i largët në kohë, ndërsa Enveri, është shumë i afërt. E mbaj mend madje kur ka ndërruar jetë. Unë kam qenë 17 vjeç dhe është një sfidë mjaft e madhe profesionale, në kuptimin aktorial”.

“Gjëja më e mirë në atë rol është se edhe regjisori nuk kishte asnjë motiv a dëshirë për mendim politik apo historik. Ne jemi artistë! Ne nuk dalim në konkluzione, por paraqesim një realitet. Edhe skenat janë tejet intime, si ajo ku në një galeri sheh një bust të vetin, në krevat duke dëgjuar lajme, në makinë kur e kapin krizat...pra janë skenat tejet njerëzore”.

A është ky gjithsesi, një fill tejet i hollë?

“Duam apo nuk duam ne, ai është një figurë historike. Nuk dua të lëndoj askënd...por duhet parë i gjithë filmi, ku asnjëherë nuk është tentuar që të pozicionohemi me atë çka kemi bërë...Mendoj se është bërë një punë shumë e mirë”.

Personalisht, si e përjetoi?

“Duke e ditur që është hera e parë që vjen figura e Hoxhës dhe e di që do ketë reagime, - e kjo është krejt normale, - por për një gjë jam i qetë që kemi dhënë më të mirën tonën, pa asnjë manipulim”.

Po subjekti?

“Është periudha kur Shqipëria prishet me rusët, pra, ndarja e madhe, e në qendër të filmit është një arkeolog shqiptar, që lidhet me një ruse që jetojnë në Gjirokastër, - e madje ku është dhënë edhe titulli i filmit. Atëherë bën Enver Hoxha edhe ndarjen nga kampi (socialist). Është tejet njerëzore, ku vendimet politike shkatërrojnë marrëdhëniet njerëzore. Edhe me regjisorin nga një bisedë me të, ai tha që unë marr shkakun nga Enveri, që bëri ndarjen...”. Pra, historia e politika, ndërhyn dhunshëm në jetën private të njerëzve...Merret me njeriun”.

Kjo ndarje dhunshme, të rikujton befas një dokumentar nga regjisorja bullgare Adela Peeva, për ndarjen e dhunshme nga kampi socialist, i meshkujve shqiptarë, të martuar me shtetase të huaja, “Albanian divorce style”.

Show more

 0 Comments sort   Sort By