Up next

Fitër Bajrami, kreu i KMSh falenderon mjekët: Të mbrojmë familjen nga antivlerat

20 Views· 05/23/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu në mesazhin e shpërndarë me rastin e Fitër Bajramit thotë se “Muaji që lamë pas na ka rizgjuar ndjenja dhe virtyte të larta duke na ndriçuar ndërgjegjen dhe lartësuar shpirtin”.

“Fitër Bajrami është kurorëzimi i muajit të Ramazanit, është ftesa e shpalosjes së vlerave të fituara në këtë muaj, është shpërblimi i sakrificës, është afrimi më shumë me Zotin. Bajrami është ditë shprese, gëzimi dhe solidarizimi, është dita e manifestimit të vlerave dhe virtyteve që Ramazani i ka rizgjuar tek njeriu, është dita e falënderimeve dhe dita e dashurisë”, tha ai.

Një mesazhi i veçantë falenderues iu drejtua punonjësve të sistemit të shëndetësisë, që janë përballur dhe po përballen ende me pandeminë.

“Këtë muaj e përjetuam ndryshe nga Ramazanet e tjera, u privuam nga namazet e përbashkëta, iftaret dhe festimet me të dashurit. Por, falë Zotit ky Bajram vjen në një situatë më të përmirësuar. Me këtë rast dua të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë punonjësit e shëndetësisë, që punuan me përkushtim për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të prekur nga pandemia”, vijon mesazhi.

Spahiu bëri thirrje që të mbrohen vlerat e vërteta të familjes.

“Ta mbrojmë atë (familjen) nga çdo antivlerë që i kanoset asaj dhe të jemi shembull i familjes me virtytet e saj të patjetërsueshme. Familja është e ardhmja e një kombi, ajo është qeliza e shoqërisë. Sa më e shëndoshë të jetë familja aq më e ndritur do të jetë edhe e ardhmja kombit tonë”, tha ai.

Show more

 0 Comments sort   Sort By


Up next