Up next

Festa e Birrës, në Korçë dynden turistët

95 Shikime· 08/18/19
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Çmimet relativisht më të larta se sezonet e tjera, apo se çmimet e përditshme në qytetin e Korçës, nuk frenuan as këtë vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj që të merrnin pjesë tek “Festa e Birrës”.

Festa, që këtë vit nisi më datë 14 gusht shoqërohet me muzikë live nga këngëtarët më në zë shqiptarë, por edhe nga serenatat e famshme korçare, që kompletohen me gatimet tradicionale.

Tradita e do që në këtë festë, kërnackat e shërbyera me qepë dhe kripë të jenë kryepjata, por nuk mungonin as gatime të tjera, që fasule pllaqi, byrekë tradicionalë dhe të tjera.

Zona pranë stadiumit të qytetit ishte kryeqendra e festës, por organizatorët kishin menduar që këtë vit atmosfera festive të ndjehet në çdo cep të qytetit, me organizime muzikore dhe lojëra të ndryshme në sheshe dhe rrugë të tjera.

Ajo që vihej re ishte edhe prania e shtuar e turistëve të huaj, kryesisht italianë dhe anglezë, një pjesë e mirë e të cilëve ndalonin për herë të parë në këtë festë.

Pavarësisht dyndjes, asnjë incident nuk është raportuar në katër netët e para të kësaj feste, ndërkohë që policia ka zbatuar planin e saj të sigurisë e pashqetësuar nga ndonjë incident madhor.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next