Ceremonia e çuditshme e mbylljes së kufirit Indi-Pakistan

30 Shikime· 16 Aug 2019
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Lajme

Kryeministri pakistanez, Imran Khan akuzoi Indinë se për të hequr vëmendjen nga kritikat e komunitetit ndërkombëtar për heqjen e autonomisë dhe shtypjen e qytetarëve në zonën e Kashmirit po përgatitet që të ndërmarrë një sulm ballor ndaj Pakistanit.

Deklarata është tregues për tensionet e rindezura mes dy vendeve. Por, tensionet nuk e kanë ndaluar as këtë herë ceremoninë e famshme të mbylljes së kufirit mes dy vendeve në zonën Ëagah-Attari.

Ceremonia daton që prej vitit 1959 dhe karakterizohet nga lëvizje të shpejta dhe thuajse vallëzuese të Forcës Indiane të Sigurisë përballë Rejnxhërsave pakistenezë. Simbolika interpretohet si tregues i rivalitetit dhe armiqësisë së hershme mes dy vendeve, por edhe i respektit, vëllazërisë dhe lidhjeve të shumëfishta që karakterizojnë marrëdhënien e tyre.

Mbyllja e kufirit në Ëagah (Pakistan) dhe Attari (Indi) kryhet çdo ditë sipas këtij rituali. Ushtarët protagonistë në të janë të trajnuar mirë dhe e kanë të detyruar mbajtjen e mustaqeve (India) dhe mjekrës (Pakistani). Ata nuk janë të trajnuar për luftë, por paguhen vetëm si “aktorë” në cermoninë në fjalë.

Ceremonia tërheq çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj. Që prej vitit 1959, pak pas përfundimit të luftës mes dy vendeve për sovranitetin mbi Kashmirit, ajo nuk është ndërprerë për asnjë rast. Ajo nuk u ndërpre as në 2014, kur një sulm me kamikaz në pjesën pakistaneze la dhjetra të vrarë dhe as në 2016, kur në pjesët e tjera të kufirit, ushtritë e dy vendeve ishin përfshirë në një konflikt që për pak desh gjeneroi në një luftë frontale.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By