Bizneset VIP kërcënojnë tatimorët, Braçe: Kujdes!

44 Views· 08/10/19
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Punonjësit e tatimeve janë kërcënuar nga administratorët dhe pronarët e bizneseve VIP në Tiranë dhe në bregdet. Zëvendëskryeministri Erjon Braçe përmendi tre raste kur këta punonjës janë kërcënuar për shkak të detyrës.

“I bëj thirrje administratorëve të Tajvanit këtu (Tiranë), apo administratorëve dhe pronarëve të Havanës dhe Azulit në Dhërmi, që të bëjnë kujdes! Çdo kërcënim ndaj punonjësve të shtetit që janë paraqitur aty dhe kanë pritur aq sa është larguar edhe klienti i fundit për të bërë detyrën e tyre, që do të përballen me ligjin”, tha Braçe në një dalje për mediat këtë të shtunë.

Zv.Kryeministri paralajmëroi se çdo kërcënim dhe kanosje ndaj tatimorëve do të trajtohet si krim, ndërsa fajësoi edhe Presidentin Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Penal.

“Pavarësisht se Presidenti nuk na e dha mundësinë që Kodi i ri Penal të hynte në fuqi tani dhe të mbronte edhe këtë kategori me masa të shtuara dhe kërcënime të shtuar, ne do të zbatojmë maksimumin e mundshëm që na jep ligji për të ndëshkuar secilin prej tyre”, vijoi Braçe.

Në daljen para gazetarëve, zv.Kryeministri nuk e mohoi se edhe ai personalisht është bërë pjesë e kërcënimeve, sidomos në rrjetet sociale për aksionin antiinformalitet, ndërsa sa u takon akuzave të opozitës për tenderin e fiskalizimit, ai i tregoi opozitës derën e prokurorisë.

Show more

 0 Comments sort   Sort By