Suivant

Baton Haxhiu flet për amnisti të krimeve të luftës

45 Vues· 04/27/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Les abonnés
0

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është përfshirë në një debat të ndezur këto kohë në Kosovë, e që lidhet me tezën e ndarjes së Kosovës. Bushati reagoi pas një deklarate të analistit Baton Haxhiu, që në Kosovë perceptohet si njeri i afërt me Presidentin Hashim Thaçi.

Gjatë një bisede në një emision në një televizion kosovar, Haxhiu hedh teorinë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, përveç ndryshimit të kufijve mund të përfshijë edhe amnistinë për krimet e luftës. Bushati thotë se sipas të drejtës ndërkombëtare, krimet e luftës nuk janë të falshme, por të dënueshme.

“Një pakicë shqipfolëse po e katandis projektin e Kosovës shtet, nga parimi i barazisë së kombeve sovrane, që nënkupton para së gjithash reciprocitetin dhe fqinjësinë e mirë e përgjegjësinë shtetërore të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, në amnesti për krimet e kryera prej saj (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, genocidi, tortura, skllavëria etj, sipas të drejtës ndërkombëtare, kanë fituar statusin e normës jus cogens, që është kategoria më e lartë e rregullave në hierarkinë e së drejtës ndërkombëtare. Këto norma nuk parashkruhen e nuk derogohen me asnjë marrëveshje dypalëshe apo traktat ndërkombëtar. Përkundrazi normat jus cogens krijojnë detyrim erga omnes për shtetet)”, shkruan ish-ministri i Jashtëm shqiptar.

Ditmir Bushati në reagimin e tij nuk përmend asnjë emër, përveçse e shoqëron atë me videon ku analisti Baton Haxhiu shqipton tre pikat e një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë. Megjithatë, nga Presidenca e Hashim Thaçit kanë reaguar.

Këshilltari politik i Hashim Thaçit, Artan Behrami thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në rastin e Kosovës, ndërsa tërthorazi fajëson edhe Ditmir Bushatin për këtë dështim, duke mos e ngritur këtë çështje në arenën ndërkombëtare kur ishte në krye të Ministrisë së Jashtme në Shqipëri.

“Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar me Kosovën, pa asnjë dyshim. Shqipëria kishte dhe ka instrumentat për të ngritur një mocion në Këshillin e Europës për krimet në Kosovë dhe t’i kërkoje Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të hetojë dështimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi. Kjo duhej të ishte një prioritet prej vitesh, por sërish mund të bëhet”, shkruan Behrami.

Bushati ka dalë hapur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, në kohën që mbante detyrën e ministrit të Jashtëm në Shqipëri dhe që kur kjo ide nisi të diskutohej fort në publik, në 2018.

Montre plus

 0 commentaires sort   Trier par


Suivant