Als nächstes

Basha: Shqiptarët varfërohen, Rama bredh në Paris

16 Ansichten· 06/01/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Abonnenten
0

Udhëtimin e Edi Ramës me një avion charter të Air Albanias në drejtim të Parisit për fundjavë, Lulzim Basha e mori si shembullin e radhës për të ilustruar idenë e tij se kjo Qeveri ka braktisur qytetarët dhe bizneset.

“Janë lënë të braktisur nga Qeveria e Edi Ramës, që edhe në këtë kohë paratë e taksapaguesve i ka çuar në duart e 4-5 oligarkëve. Kjo është situata. Biznese që mbyllen, varfëri që shtohet, ndërkohë që Edi Rama bredh me charter luksoz nëpër Europë me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Qindra-mijëra euro për fundjava në Paris, që do të mjaftonin për të mbajtur hapur mijëra biznese, apo për të dhënë një ndihmë jetike për mijëra familje, që sot kanë vështirësi për të blerë edhe mallrat bazë për fëmijët dhe familjet e tyre”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Basha u ndal në zonën e Kombinatit në Tiranë, në kuadër të takimeve me tregtarë dhe biznese të vogla. Edhe këtu tha se kishte konstatuar të njëjtën gjë si në çdo cep të Shqipërisë.

“Ka rënie të xhiros dhe konsumit si kurrë më parë, varfëria është ulur këmbëkryq në çdo cep si kurrë më parë. Është e njëjta gjë si kudo, ku bizneset po mbyllen dhe falimentojnë dhe njerëzit nuk plotësojnë dot nevojat minimale të tyre”, u shpreh ai.

Basha kujtoi raportin e fundit të Bankës Botërore. “Që thotë se 50 për qind e shqiptarëve, pra një në dy shqiptarë tashmë ka prekur fundin, jeton në varfëri”, vijon kreu i PD.

Shefi i opozitës rendit vetëm një arsye që qëndron pas të gjithë panoramës së zymtë që ai i bën gjendjes ekonomike e sociale të vendit.

“Arsyeja e vetme është se edhe në kohë krize, paratë e taksave tuaja, shkuan aty ku kanë shkuar këto 7 vite, tek oligarkët, te vjedhja dhe shkatërrimi i pronës publike, te tenderat luksozë”, thotë Basha.

Zeig mehr

 0 Bemerkungen sort   Sortiere nach


Als nächstes