Als nächstes

Basha flet për zjarr tek zyra e tenderave, Ministria e Shëndetësisë e përgënjeshtron

13 Ansichten· 05/09/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Abonnenten
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi këtë të shtunë në një bashkëbisedim me gazetarët se në godinën e Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë zjarr në përpjekje për të zhdukur gjurmët e korrupsionit me tenderat kundër Covid-19.

"Paska rënë edhe zjarri në një nga katet e Ministrisë se Shëndetësisë tani që SPAK –u filloi hetimin. Keni dëgjuar apo jo?! Ka rëne zjarri në katin e 4-rt, tek zyra e Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë para disa ditësh. Arsyeja kryesore përse Edi Rama nuk publikon, siç e ka për detyrë ofertat, kontratat e tenderave sekretë është sepse po manipulon të dhënat. Si duket nuk ia kanë dalë dot me manipulimin dhe i kanë vënë flakën. Por uroj që të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë sepse ky është një test për jetë a vdekje për SPAK-un. Në qoftë se dështon në këtë test, praktikisht, SPAK-u i ri ka lindur i vdekur", tha Basha.

Basha deklaroi se korrupsioni është arsyeja që qëndron pas vendimit të Edi Ramës për të mos publikuar tenderat sekretë dhe zjarri në godinën e Ministrisë e konsideron si përpjekje për të fshehur gjurmët e korrupsionit.

Gazeta “Si” kontaktoi me Ministrinë e Shëndetësisë për një koment në lidhje me këtë deklaratë të Lulzim Bashës. Në përgjigjen që morëm pas kjo deklaratë u përgënjeshtrua dhe pak më vonë ky përgënjeshtrim u përforcua përmes një postimi jo pa doza ironie nga ana e ministres, Ogerta Manastirliu.

“Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t'i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi!”, shkroi ajo.

Këto deklarata Basha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ku bëri një panoramë dhe vlerësim të situatës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19, si dhe të masave të ndërmarra deri më tani nga Qeveria.

Ai akuzoi Qeverinë për ndihmë të pamjaftueshme për biznesin e vogël dhe qytetarët në nevojë dhe i bën thirrje Edi Ramës që të anulojë koncesione dhe PPP me vlerë rreth 120 mln euro dhe paratë t’i rialokojë për përballimin e krizës.

Këto koncesione, PD i cilëson si korruptive ndërkohë që një ditë më parë vetë Basha akuzoi Qeverinë se me vendimin për transferimin e truallit të Teatrit Kombëtar tek Bashkia e Tiranës ja kaloi këtë truall ‘mafies së betonit’.

Zeig mehr

 0 Bemerkungen sort   Sortiere nach


Als nächstes