Up next

Ademi akuzon Ramën: Po diskriminon Shkodrën

16 Shikime· 04/06/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Bashkia e Shkodrës akuzon Kryeministrin Edi Rama për diskriminim në trajtimin e qytetarëve të saj nga ana e Kryeministrit Edi Rama, i cili në një nga daljet e kësaj të hëne iu drejtua qytetarëve shkodranë që të respektojnë rregullat kundër koronavirusit, sidomos atë të distancimit social.

Por, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi doli në një konferencë për shtyp duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po kërkon që të fajësojë qytetarët e këtij qyteti për të fshehur dështimin në hetimin epidemiologjik dhe këputjen e zinxhiri të rasteve me Covid-19 në këtë qytet.

Ademi tha se për këtë qëllim ishte dërguar në Shkodër këtë të hënë vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Sot, Edi Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin e tij pa spaleta, Sandër Lleshajn. Kryeministri po mundohet të fshehë dështimin me hetimin epidemiologjik dhe me testimin e qytetarëve dhe dështimin në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike në përpjekje për të fajësuar qytetarët e Shkodrës”, deklaroi Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës tha se në tregjet e këtij qyteti respektohet distanca dhe janë vetë qytetarët që mbajnë rregullin e largësisë sociale. Ajo tha se Kryeministri është në dijeni që në të infektuarit në Shkodër janë pjesë e një familjeje që thotë se iu refuzuan testimet disa herë. Për këtë, Ademi thotë se Rama po përpiqet që t’u largohet përgjegjësive.

“Rama dhe sejmeni i tij, që kishte ardhur në Shkodër në një mision dukshëm politik, e dinë mirë që familja dhe familjarë që kanë patur kontake dhe të tjerë që kanë telefonuar prej ditësh në numrin 127 dhe u është refuzuar testimi. Një person ka vdekur në spitalin e Shkodrës për shkak të neglizhencës”, tha ajo.

Ademi deklaroi se Shkodra po diskriminohet edhe me ndihma. Ajo tha se përveçse u tkurr ndjeshëm lista e personave me asistencë sociale, në këtë qytet për prillin është marrë vetëm një asistencë dhe jo dyfishi i saj, ashtu sikundër ka premtuar Kryeministri. Përveç kësaj, kryebashkiakja e Shkodrës akuzon edhe Këshillin Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se bllokoi ndihmën financiare për qytetarët.

“Në Shkodër janë shpërndarë vetëm 200 pako ndihma ushqimore për 250 mijë vetë. Këshilli Bashkiak monist nuk e miratoi paketën e lehtësive financiare të propozuar nga ana ime. U bëj thirrje që të mos përdorin politikën për të sulmuar qytetarët në Shkodër. Nëse qytetarët nuk do të respektonin masat kufizuese, ashtu siç u përpoqëën sot ta shesin Rama dhe Lleshaj, atëherë kryeministri dhe i gjithë shteti nuk do të merreshin tre ditë me tregun e Kombinatit në Tiranë. Nuk ka nevojë që Edi Rama të shpikë ndonjë armik tjetër. Për shqiptarët kanë armik Covid-19”, tha ajo.

Ademi e mbylli deklaratën duke kërkuar më shumë testime për qytetarët dhe më shumë ndihma financiare dhe materiale ushqimore, pasi siç deklaroi qytetarët po vuajnë për bukë në shtëpi.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next