Als nächstes

⁣A e dha lejen Ministria e Shëndetësisë e konsultuar nga Komiteti?

2 Ansichten· 10/13/21
Gazeta Si
Gazeta Si
Abonnenten
0

Dje stadiumi Air Albani u bë kryeqendra e paradoksit dhe zgjënjimit. Nga një qendër vaksinimi kundër Covid-19 në ditë të zakoshme, ai u kthye në vatër infeksionit masiv të shoqëruar më një zhgënjim për dhunën dhe humbjen. Por edhe vendi ky demonstrohet se me rregullat dhe ligjet luhet si me topin, “ti shkelmoj kush mundet” për të bërë golin e tij.

“Jemi udhëhequr nga zëri i ekspertëve në çdo vendimmarrje. Kjo është ajo që ne kemi bërë përgjatë një viti pandemie dhe kjo është ajo që bëjmë sot e kësaj dite”, do të thoshte në foltoren e Kuvendit Ministrja e Shëndetësisë Ministrja Ogerta Manastirliu, kur duhej të shpejgonte se mbi ç’bazë i merrte vendimet në lidhje me kufizimet për pandeminë.

Nisur nga kjo deklaratë e Ministres, mundet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të ketë “sugjeruar” edhe dhënien e lejes për kapacitetin e plotë të stadiumit “AirAlbania” në ndeshjen Shqipëri-Poloni një ditë më parë me praninë e 22 mijë tifozëve.

Gazetasi.al pyeti pranë autoriteteve shëndetësore nëse ky ka qenë vendim i sugjeruar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por nuk ka marrë ende një përgjigje.

Disa orë pas kësaj ndeshje, drejtoresha e ISHP Albana Fico ka paralajmëruar se në vijim do të kemi rritje të infektimeve me Covid-19, ndërkohë që leja për kapacitetin e plotë të stadiumit u dha nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë një takimi mes ekspertëve të shëndetësisë, pedagogëve dhe studentëve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Fico ka thënë se numri i lartë i tifozëve në stadium do të përkthehet në rritje të infektimeve, të shtrimeve dhe vdekshmërisë nga Covid-19.

Ndeshja nisi të martën në orën 20:45, por festimet e tifozëve kishin nisur shumë orë përpara takimit. Duke kënduar “Himnin Kombëtar” tifozët të mbledhur më shumë se 50 veta sa e lejon rotokolli i Komitetit të Ekspertëve, ishin drejtuar drejt stadiumit “Air Albania”. Por në stadium u bënë rreth 22.000 tifozë të cilëve nuk iu kërkua të kujdeseshin për masat mbrojtëse nga Covid-19 dhe as nuk iu kërkua as pasaporta e vaksinimit, siç po ndodh në shumë vende të botës, ku janë marrë vendime për rikthimin e vetëm tifozëve të vaksinuar.

“Ndodh për faktin se shkohet te Arena me 22 mije tifozë. Pritet nesër çudia historike.? Jo nuk pritet. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona që vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar, me ato numra që i kemi shpjeguar disa herë me 10-15 në ditë.”-, tha Fico.

Më herët presidenti i FSHF-së Armand Duka kishte deklaruar se ishte marrë leje nga qeveria sa i përket kapacitetit. Duka tha se e biletat ishin shitur 100% të kapacitetit dhe se i ishte dhënë leja për ta pasur stadiumin plot, pavarësisht faktit se është vendosur nga vetë Ministria që kapaciteti i stadiumeve, teatrove të jetë vetëm 30% si një masë mbrojtëse kundrejt Covid-19.

Ndeshja e së martës u zhvillua me kapacitete të plota në stadium, në një kohë kur në fuqi janë masat e ndalimit të grumbullimit me më shumë se 50 persona të vendosura nga vete ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq një tjetër faktor që mbështet deklaratën e drejtueses së ISHP është edhe fakti se mbulesa vaksinale në vend është vetëm 37% për popullatën target, një numër tepër i ulët për të pasur mbrojtje kolektive.

Dje kombëtarja e Shqiëprisë nëse fitonte ndaj Polonisë mund të çimentonte një kalim në botëror. Por kjo nuk ndodhi dhe humbëm, por fituam më shumë të infektuar. Në Air Albania ndodhi gjithçka dje. Dhe në të gjitha raste në fakt ne humbëm.

Zeig mehr

 0 Bemerkungen sort   Sortiere nach