Videot kryesore
Policia ka asgjësuar rreth 270 bimë kanabis dhe sekuestruar dy kilogram hashash të tharë gati për shitje në një operacion të ndërmarrë në Milot.
Droga ishte e mbjellë në katin përthes të një shtëpie private të marrë me qira nga 24-vjeçari me inicialet Y.B., me vendlindje Burrel.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesë, veç sasisë së drogës gati për treg dhe bimëve të asgjësuara, policia gjeti edhe një lidhje të paligjshme të enegjisë elektrike.
Përmes kësaj lidhjeje, autori kishte shmangur matësin e rrymës, duke e siguruar energjinë direkt nga rrjeti. Për këtë arsye, policia ka ndaluar edhe elektriçistin e zonës të OSHEE me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ky është rasti i tretë që policia asgjëson brenda pak ditëve shtëpi bari në vend. Më parë aksione të ngjashme kanë asgjësuar sasi të konsiderueshme bimësh hashashi në Tiranë dhe Vlorë.
Dy autorë të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Kudhës në Himarë janë vendosur në pranga. Personat E. M., 44 vjeç dhe nipi i tij, A. L., 29 vjeç kishin marrë me qira një sipërfaqe pyjore për kullotë.
Duke pasur si qëllim rigjenerimin e saj, ata i kanë vënë zjarrin sipërfaqes pyjore. Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë.
Në Tiranë kanë nisur përgatitjet edhe për
mikpritjen e sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në rrugët ku do të kalojë Blinken janë
vendosur flamuj shqiptarë dhe amerikanë. Ndërsa në Fakultetin Politeknik është vendosur
një banderolë e zyrtarit të lartë amerikan, me mbishkrimin “Mirë se vjen zoti
Blinken”.
Skiatorja që garon për Shqipërinë, e mbylli vitin kalendarik me një podium të rëndësishëm në Semmering të Austrisë. Colturi u rendit e dyta në zbritjen e parë dhe e 3-ta në të dytin duke lënë pas dy gara të vështira në të cilat ajo nuk arriti të klasifikohej (pas gabimeve në zbritjen e dytë).
Në një tjetër përgjim nbga "Bild", kreu i grupit kriminal të Shijakut Astrit Avdylaj dëgjohet teksa telefon vëllain e kandidatit për deputetin socialist Ilir Ndraxhi, të cilit i premton një fitore 10-0 për kryeministrin Edi Rama.
30 persona janë paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës si pasojë e dhunës së shpërthyer mbrëmjen e së martës në rrugët e Tiranës.
20 prej të lënduarve janë efektivë të Policisë së Shtetit, që u përballën me tifozeritë e Romës dhe të Fejnordit, ndërsa 10 të tjerë janë tifozë të të dyja skuadrave.
Policia njoftoi se ka shoqëruar në komisariate 60 tifozë, 48 italianë dhe 12 holandezë, si dhe ka dëbuar me një traget në drejtim të Italisë 70 tifozë të tjerë të Romës.
Shërbimet e Policisë kanë tentuar t'i ndalojnë në rrugën "Mustafa Matohiti", ku tifozët e skuadrës Fejnord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.
Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.
Tjetër përplasje u raportua vonë afër pranë vendit të njohur si Pallati me Shigjeta.
Më herët, një shtetas shqiptar u rrah brutalisht nga tifozët e Fejnordit pas një incidenti në një kafe në zonën e “9 katësheve”