Videot kryesore
Policia arrestoi tre persona dhe po vijon punën për ndalimin edhe të gjashtë të tjerëve, të cilët i bën përgjegjës për kultivimin e më shumë se 10 mijë bimëve narkotike, të cilat janë asgjësuar tashmë gjatë operacioneve në zonat e thella malore të fshatrave Kir dhe Pult.
Nuk kanë kaluar veçse 2 muaj dhe kompania Raynair ka nisur të shfaqë problemet me shërbimin e transportit ajror.
Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, rreth 300 pasagjerë që prisnin të niseshin drejt Romës me linjën e Raynair i'u është dashur të presin 12 orë e në fund udhëtimi u anulua.
Ish traineri i Kombwtares shqiptare vazhdon kritikat e tij. Hafizi thotë se - "Kuqezinjtë nuk kanë një mënyrë loje, ashtu si kombëtaret e tjera. Shqipëria nuk ka një ndeshje që mund të merret model"
Podcast-in e plotë e gjeni në ⤵
https://youtu.be/F1SdDAfHzT0
#epërsi #podcast #podcastclips #podcaster #podcasting #podcasts #england #worldcup #worldcup2026
Verilindja e vendit është zbardhur mëngjesin e sotëm nga reshjet e dëborës në Kukës, Bajram Curri dhe Dibër.
Mësohet se në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit, reshjet kryesisht kanë qenë në formë dëbore. Në Kukës njësitë administrative të thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga bora, duke sjellë një pamje të vërtetë dimërore. Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullim.
Policia u bën thirrje drejtuesve të mjetit që të qarkullojnë me kujdes të shtuar në rrugë.
Trajneri Jurgen Klopp përpiqet që të mbajë lart si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht lojtarët e Liverpulit, përmes organizimit të seancave stërvitore në distancë, ku të gjithë lojtarët janë nëpër shtëpitë e tyre.
Në një seancë të tillë, Klopp u kujton lojtarëve se talenti Harvey Elliot ka ditëlindjen dhe u kërkon të gjithëve që ta urojnë fillimisht në anglisht dhe më pas në të gjitha gjuhët që flitet nga lojtarët e “The Reds”.
E mes gjuhëve që fliten në “Anfield” është edhe shqipja. Xherdan Shaqiri ‘zbatoi’ urdhrin e Klopp për t’i përçuar në shqip një “Shumë urime për ty!” shokut të skuadrës, Harvey Elliot.
Përfaqësues të komuniteteve fetare në vendin tonë i kërkuan Kryeministrit Edi Rama që të shqyrtohet mundësia e hapjes së kishave dhe xhamive për besimtarët, sipas një protokolli sigurie higjieno-sanitare dhe distancimi fizik.
Kërkesa i është bërë personalisht Kryeministrit Rama gjatë një bashkëbisedimi online që kreu i Qeverisë pati me përfaqësues të klerit fetar. Bashkëbisedimi është kërkuar pas një peticioni të besimtarëve drejtuar Komunitetit Mysliman që të hapeshin xhamitë për pjesën e mbetur të Muajit të Ramazanit.
Megjithatë, Kryeministri këmbënguli se hapja do të jetë graduale dhe xhamitë e kishat përfshihen në fazën pas 18 majit. Për këtë ai kërkoi nga komunitetet fetare që të hartojnë protokollet e sigurisë dhe të distancës fizike.
Rama tha se propozimet e tyre do të shqyrtohen në Komitetin e Ekspertëve që do të kenë fjalën e fundit për të vendosur për hapjen ose jo të tyre.
"Besoj që më 18 maj ku do të jetë konfiguruar me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare. Të fillojmë nga puna sot, të na propozoni me ide konkrete, si mund të mblidhen komunitete fetare duke ruajtur distancat. Nëse jeni dakord ne menjëherë pas këtij takimi do ju kontaktojnë nga zyra dhe sigurisht do të ballafaqohemi me komitetin e ekspertëve sepse ai do të vendosë ", tha Rama.
Deti përpiu një masiv theu dhe tetë banesa në një rajon verior të Norvegjisë, fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë.
Fenomeni jo fort i rrallë në këtë zona norvegjeze ka ndodhur në rajonin Alta dhe është filmuar në kamera nga një banor lokal.
Nga pamjet që po shpërndahen në internet shihet masivi i tokës rreth 800 metra i gjatë dhe 40 metra thellësi që gëlltitet lehtësisht nga uji i detit dhe bashkë me të shkatërrohen edhe tetë shtëpi.
Autoritetet thonë se deri më tani nuk ka raportime për të vdekur, pasi shtëpitë shërbenin kryesisht si shtëpi pushimi në periudhën e verës, që në këtë sezon, falë edhe kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë ishin bosh.
I vetmi banorë që shquhet me vështirësi në video është një qen, që tërhiqet brenda në ujë, por që fatmirësisht ja arrin që të dalë me not sërish në breg.
U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.
Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.
Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.
Partia Socialiste shprehet e gatshme që të diskutojë me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare metodikën e hapjes së listave, por me bindjen se propozimi i saj është më i miri i mundshëm.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla thotë se formula e propozuar nga PS garanton përfaqësimin gjinor në Kuvend dhe njëkohësisht u jep mundësi votuesve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve të ofruara nga partia, pa i mohuar kësaj të fundit peshën elektorale të saj.
“Argumenti që një kandidat që të zgjidhet deputet pa mbështetjen reale të partisë politike, duhet që të përmbushë legjitimitetin demokratik për të pasur votat, sepse kjo nuk mund të jetë që mblidhen 36 vetë në Tiranë, marrin të gjithë nga 300 vota dhe ai që ka 301 është deputeti. Ky nuk është legjitimiteti demokratik. Në këtë kendvështrim fakti që renditja e partisë politike thyhet nga mbështetja që do të marrë secili kandidat, ky është një hap shumë i madh dhe brenda pjesës që do të quhet renditja e propozuar nga partia, numri i votave për secilin kandidat rimodelon listën”, tha Balla.
Balla foli para gazetarëvenë përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ndërkohë që në orët e pasdites Rama do të mbledhë drejtuesit politikë të partisë në qarqe për raportimin javor. Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve dha me shifra se cilat janë pretendimet e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.
“Partia Socialiste, që është forca modernizuese e jetës politike në vend do të ketë në grupin e saj parlamentar të pas 25 prillit, nga 75, apo 74 minimalisht, të paktën një e treta do të jenë gra dhe kjo do të thotë që është një numër i konsiderueshëm”, deklaroi Balla.
Kreu i grupit parlamentar të socialistëve u shpreh i bindur gjithashtu se Partia Demokratike do të dorëzojë në Këshillin Politik një propozim të sajin për formulën e hapjes së listave, propozim që do t’i bashkohej atij të Rudina Hajdarit, që kërkon renditje alfabetike në listat e kandidatëve për deputetë.
Drejt Asamblesë në tetor
Taulant Balla tha se së shpejti do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partia Socialiste, pa dhënë më shumë detaje.
Gazeta “Si” mëson se kjo çështje është diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar dhe pritet që të jetë temë diskutimi edhe në mbledhjen e pasdites së Edi Ramës me drejtuesit politikë të partisë në qarqe.
Një propozim që po qarkullon është ai i mbajtjes së Asamblesë me rreth 350 anëtarë në dy javët e para të muajit tetor në tre qytetet. Sipas këtij propozimi, asambleistët e Jugut të mblidhen në Fier, të Veriut në Shkodër dhe të Shqipërisë së Mesme në Tiranë. Mbledhjet do të lidhen me njëra-tjetrën përmes platformave online dhe më pas të votohet për kryesinë e re të partisë.
Asambleja duhej të ishte thirrur pas zhvillimit të kongresit në fund të muajit shkurt, por u shty për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.
Pika tjetër në rend të ditës në këtë mbledhje, siç mëson Gazeta “Si”, do të lidhet me konstatimet e drejtuesve të qarqeve në terren nga takimet me qytetarët. Kryeministri Rama u ka kërkuar 11 drejtuesve të qarqeve (me përjashtim të Durrësit, ku Rama është vetë drejtues politik i qarkut) një raport përmbledhës mbi perceptimin e qytetarëve për qeverisjen.
Rama ka ngarkuar drejtuesit politikë që në takimet me qytetarët të përqëndrohen fort tek punët e kryera nga Qeveria, tek reformat e ndërmarra, sidomos ajo në drejtësi dhe tek investime në sektorët strategjikë, si ujësjellësat.